Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zyra për informim e Policisë së Kosovës.

“Sot rreth orës 08:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në përgjigje.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi janë regjistruar 39 aksidente, prej tyre, 17 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara: