Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona  kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar  kanë marrë  trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti.

Policia e Kosovës, në statistikat ditore të saj, ka bërë të ditur se vetëm gjatë së shtunës në nivel vendi kanë ndodhur 60 aksidente, prej tyre, 20 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info