Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve që lexuesit i kanë dërguar në adresë të Llapi.info, shihet se një automjet është rrokullisur, duke përfunduar kështu matanë rrugës kryesore.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, derisa Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm gjatë ditës së djeshme në nivel vendi kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, 22 prej tyre me persona të lënduar./Llapi.info