Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, në këtë aksident shihet se kanë qenë të përfshira dy automjete.

Sipas dëshmitarëve, në këtë përplasje “kokë më kokë”, të një veture dhe një kamionete ka edhe persona të lënduar lehtë.

Për këtë, Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Sipas statistikave ditore të PK-së, gjatë së hënës në Kosovë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, ku 14 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info