Në një aksident të ndodhur sot rreth orës 14:13 minuta në fshatin Lluzhan të Podujevës kanë mbetur të lënduar katër persona, njëri prej tyre me lëndime më të rënda trupore, njofton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Podujevë Bekim Bislimi i cili tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa gjatë aksidentit është përfshirë edhe një veturë tjetër jashtë rrugës.

“Po është e vërtëtë që ka ndodh një aksident rreth orës 14:13 minuta. Dy veturat kanë qenë në komunikacion, ndërsa është gjatë aksidentit e kanë përfshirë edhe një veturë të tretë jashta rrugës. Sipas rapërtimeve të para ka edhe të lënduar, tre me lëndime të lehta, një me lëndime më të rënda. Trajtimi i parë iu ka dhënë në vendin e ngjarjes nga emergjenca në Podujevë.”, tha ai.

Nga ana tjetër, emergjenca në Podujevë tha se kanë nisur një ekip në teren por deri tani nuk është kthyer ende.