Në një aksident mes dy veturave kanë mbetur të lēnduar shtatë persona.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Komandanti i Trafikut në Prishtinë, Milaim Fejzullahu.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“ Po rreth orës 14:45 ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë- Lipjan. Të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura. Shtatë persona janë lënduar dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Fejzullahu.