Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Gllamnik.

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve, kanë qenë të përfshira dy vetura, teksa njëra ka përfunduar matanë rrugës duke përfunduar në arat e asaj ane.

Në imazhet e dërguara në adresë të Indeksonline mund të shihni veturat e dëmtuara.

Mësohet se përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime.

Ndërkaq, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. Theksojmë, se vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 48 aksidente, prej tyre 13 kanë rezultuar me të lënduar.

Foto Indeksonline