Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Gllamnik, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku ka edhe dëme të mëdha materiale. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, i ka thënë portalit Llapi.info, se nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit , një person ka pësuar lëndime”, është shprehur ajo.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet që kanë çuar në këtë aksident./Llapi.info