Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Gllamnik, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve, të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy  vetura, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Me datën 09.08.2020 rreth orës 15:12 në rrugën magjistrale Podujevë –Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave. Njësia policore ka dalur në aksident dhe sipas tyre është një i lënduar. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi i QKMF –Podujevë dhe e kanë marr të lënduarin, kurse me aksidentin merren njësia kompetente e PK”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, 9 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info