Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Gllamnik, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident, sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se kanë qenë të përfshira dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë janë lënduar 5 persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, 13 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info.
Më poshtë pamjet e siguruara: