Dy këmbësorë kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti me një veturë në Fushë Kosovë.

Të lënduarit morën trajtimin mjekësor pas aksidentit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00, në rrethrrotullim në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit,ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy këmbësorët. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.