Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Shtedim të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, një kamion ka humbur drejtimin me ç’rast ka dalë matanë rrugës kryesore.

Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar. Kështu ka thënë për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ndërkaq, ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 59 aksidente trafiku, prej tyre, 31 kanë përfunduar me dëme materiale dhe 28 të tjerë me të lënduar./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara nga Llapi.info: