Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në fshatin Peran të Podujevës, raporton Llapi.info.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person. Kështu ka thënë për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person  ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti.

Duhet theksuar se gjatë ditës së sotme kanë ndodhur edhe dy aksidente tjera në Podujevë. Një në fshatin Llugë ku kanë mbetur të lënduar dy persona si dhe një tjetër në rrugën “19 Qershori”, ku një këmbësor është goditur nga një veturë./Llapi.info

Aksident në Lluga të Podujevës, dy të lënduar

Shkelet me veturë një person në Podujevë