Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Si pasojë e aksidentit, një pasagjere femër ka pësuar lëndime trupore. Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, për shkaqe të panjohura është vetë-aksidentuar, me ç’rast vajza e saj pasagjerja femër kosovare ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thotë PK.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë së martës kanë ndodhur 47 aksidente trafiku, prej tyre një ka përfunduar me fatalitet./Llapi.info