Tre persona, dy meshkuj dhe një femër kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në fshatin Dobërdol të Podujevës. Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur një lexues i portalit, i cili ka dërguar edhe fotot nga vendi i ngjarjes.

Llapi.info ka konaktuar mjekun kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë, i cili ka konfirmuar se tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në fshatin Dobërdol.

Sipas mjekut, personat kanë marrë lëndime të lehta trupore. ‘Njëri nga tre të lënduarit është dërugar në Qendrën Emergjente në Prishtinë për një fotografim të këmbës”, ka thënë mjeku për Llapi.info.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë mjegulla./Llapi.info

10449666_1218448468169084_516096719_n

12404187_1218448471502417_1655311398_n