Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Dobërdol të Komunës  së Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Dobërdol të Podujevës, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë së enjtes në nivel vendi janë regjistruar 69 aksidente, prej tyre, 16 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info