Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Vlorë – Levan.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 mjete, ku siç duket nga pamjet e siguruara nga Ora News, një nga makinat është ndarë në dysh.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Po si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre, i moshës 18 vjeç, ka ndërruar jetë.

Edhe të plagosurit janë të moshës 18-24 vjeç.