Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, ku kanë mbetur të lënduar dy persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Informatat e para flasin se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkaq njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti“, ka thënë ai.