Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Peran të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se ne këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kombi-bus, me ç’rast ka edhe persona të lënduar.

Policia jep detaje për aksidentin në Peran të Podujevës

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Në lidhje me këtë, Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, prej tyre 21 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info