A.K., 16 vjeçar ka humbur jetën sot pas një vetaksidenti në fshatin Mirosale në komunën e Ferizajt, rreth orës 15:00.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi ku i mituri.

Sipas njoftimit të Policisë, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Dradani në drejtim të fshatit Mirosale dhe për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës.