Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës. Në këtë aksident kanë vdekur tre persona.

Këtë për Express a ka konfirmuar zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.


“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta , zjarrëfiksat , njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar”, ka thënë Gjurkaj.

Dyshohet se viktimat janë shtetas të Shqipërisë.