Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Podujevë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info

Në këtë aksident sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, shihet se janë përfshirë dy automjete.

Llapi.info mëson se përveç dëmeve materiale, ka edhe persona të lënduar.

Ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Për detaje tjera, Llapi.info do t’iu mbajë të informuar…