Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Bellanicë të Malishevës .

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, në orët e pasdites ka pranuar një informacion se në autostradën Ibrahim Rugova afër daljes së Malishevës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, për t’u marrë me rastin. Policia në vendngjarje ka ftuar edhe ekipet mjekësore të cilët kanë konfirmuar se si pasojë aksidentit një person ka humbur jetën”.

“Njësitet policore janë duke hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë çuar deri te aksidenti, ku bazuar në informacionet e para dyshohet se një automjet ka qenë i ndaluar në shiritin emergjent dhe automjeti kombi në lëvizje dyshohet se e ka goditur automjetin e ndaluar”.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të trafikut.