Kryetitulli i gazetave evropiane është goli i shënuar në mbrëmjen e së martës nga Cristiano Ronaldo në ndeshjen Real Madrid – Juventus.

Portugezi shënoi një gol të jashtëzakonshëm me gërshërë në portën e Gianluigi Buffon.

Por tifozët e futbollit duhet ta dinë një gjë. Këmba e Ronaldos në momentin që e goditi topin shkoi në dy metra e 38 centimetra.

Ky kërcim është pak më i ulët për gjashtë centimetra se sa madhësi e portës.

Kjo e bën aktin e tij akrobatik edhe më mahnitës.

Për më tepër, matjet e MARCA-s tregojnë se Ronaldo u hodh nga toka plot një metër e 41 centimetra.

Godija e Ronaldos e llogaritur nga Marca (Foto: Marca)

Goditje e përkryer dhe pas saj njëri ndër golat më të paharruar në histori të Ligës së Kampionëve.

Ky ishte goli i 14 këtë edicion për Cristiano Ronaldon në Ligën e Kampionëve.