Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe këshilltari komunal në Podujevë nga ky subjekt poltik, Bajram Ajeti në një intervistë në emisionin ‘Frontal’ në T7, ka folur për qeverisjen në Komunën e Podujevës, transmeton Llapi.info

Ajeti e ka kritikuar qeverisjen e të parit të Podujevës, Agim Veliu. Sipas Ajetit, gjendja në arsim, shëndetësi e fusha tjera nuk është e mirë.

Sipas tij, premtimet e dhëna nga Veliu nuk janë realizuar.

Madje, Ajeti ka akuzuar kryetarin e Podujevës, Agim Veliun, se punësimi në këtë Komunë bëhet mbi bazë të politikës.

“Çdo punësim në Llap është i motivuar politikisht. Çdo kryetar fshati, çdo drejtor janë të punësuar politikisht”, ka thënë ai, transmeton Llapi.info

Më tej, Ajeti ka folur edhe për gjendjen e rrugëve në Podujevë. Sipas tij, në rrugën e qendrës “Zahir Pajaziti”, janë harxhuar 200 mijë euro kundërligjshëm.

“Premtimet e Veliut nuk janë realizuar, sepse edhe në raportin e nëntë mujorit janë shpenuar 23 për qind e buxhetit. Nëse dikën e ka marrë malli me pa baltë e ka në rrugën e qendrës në Podujevë, mundeni me pa në qendër baltë. Në këtë rrugë ka mosplanifikim dhe keqmenaxhim. Në këtë rrugë, projekti ka qenë për t’i mbyllur gropat, në fushatë u shtrua me asfalt, e tash është bërë kanalizimi atmosferik. Në sezon dimri, llogarite deri 200 mijë euro janë keqpërdorur në këtë projekt, pa ndonjë vendim të Kuvendit Komunal dhe kundërligjshëm”, ka thënë ai./Llapi.info

FRONTAL KOSOVË

Publiée par T7 sur Mercredi 26 décembre 2018