Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të takohet me kryetarët e dy partive tjera opozitare, Albin Kurtin nga VV dhe Shpend Ahmetin nga PSD, për tu dakorduar lidhur me veprimet për mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se e mirëpret këtë thirrje të Mustafës.

“Mirëpres paralajmërimet dhe iniciativat për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. PSD ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet në interes të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.