Ahmeti kujton fitoren e para dy viteve: Dëshira mundi frikën, sinqeriteti paranë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot ka kujtuar, se para dy viteve në Komunën e Prishtinës, në garën për të parin e kësaj komune – në garën e balotazhit, kishte arritur fitoren e tij.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se në datën e sotme, para dy viteve, Prishtina mbajti balotazhin, ku sipas tij, përkundër analizave të shumicës së analistëve, u dëshmua se vullneti mund dyshimet, dëshira mund frikën, e sinqeriteti paranë.

Ai ka thënë se që nga ajo ditë “kemi ndal të keqen, po ja kthejmë qytetit të mirat e komunën qytetarëve”.

“Rrugës ka shumë pengesa e vështirësi por me rëndësi është të qëndrojmë drejtë dhe të komunikojmë me sinqeritet. Faleminderit të gjithëve që e bën të mundshme e sot vazhdojnë të na mbajnë përgjegjës edhe për sukseset edhe për mungesat edhe për të ardhmen. Kryeqyteti po bëhet”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/