Zgjedhjet brenda partisë së Ibrahim Rugovës, e gara për te parin e LDK-së ne prag të kuvendit zgjedhor po bëhet e nxehtë.

Deri tash, 3 kandidatë e kanë bërë publike se e synojnë kreun e LDK-së, Isa Mustafa, Vjosa Osmani e Lutfi Haziri, e kësaj pritet t’i bashkohet edhe ish-kryetari Fatmir Sejdiu.

Në këtë garë kryeministri e kryetari aktual i partisë së dytë në vend, pritet me u përball me 3 kundër kandidatë. E kjo është hera e parë, që ulësen e te parit te Lidhjes Demokratike e pretendojnë më shumë se dy kandidatë.

Por si po shihet kjo garë brenda kësaj partie.

Deputeti i LDK, Sadri Ferati është i bindur se Isa Mustafa ka për të dal fitues i kësaj garë.

Me të njëjtën bindje foli për Televizionin Rrokum edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Agim Veliu.

Sipas tij, kundër kandidatët e Mustafës janë të pa denjë për këtë garë. Derisa ai është skeptik se Lutfi Haziri ka për të kandiduar, femra e parë që e synon timon e LDK-së, Vjosa Osmanin e quan të papjekur. Ai thotë, se ajo s’ka seancë të dal fituese.

Kandidaturat e shumta shfaqin pakënaqësinë ndaj kryetarit Isa Mustafa. Kështu mendon Petrit Zogaj nga Lëvizja ‘Fol’. Por, sipas tij, asnjëri nuk ja rrezikon pozitën e të parit në partisë, kryeministrit aktual.

Lidhja Demokratike e Kosovës, me 30 Maj pritet me e mbajë Kuvendin e VIII zgjedhor, ku pritet me u zgjedh kryetari dhe kryesia e kësaj partie.