Po vazhdon degradimi i gjuhës në seancën që po mbahet aktualisht, ku ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, po raporton për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, shkruan GazetaBlic.

“Rruani mjekrrat”, iu drejtua Veliu deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, teksa debatonte me deputetin Dimal Basha.

Ky reagim i tij, ka ardhur pasi që më herët shefi i deputetëve të VV-së, Rexhep Selimi, ia përmendur musteqet ministri Agim Veliu.