Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, njofton Llapi.info

“Kurban Bajrami është ditë e veçuar në kalendarin e festave të besimtarëve myslimanë.
Është një festë e madhe, ku veç gëzimit e falënderimit për Zotin, njeriu shënjon edhe një akt solidarësie e ndjenje njerëzore me të afërmit, miqtë dhe dashamirët”, ka shkruar Veliu në Facebook.

“Kjo festë, që simbolizon sakrificën, si formë për të arritur shpërblimin, uroj ta shtojë ndër ne vullnetin dhe dëshirën për solidaritet më të madh për njerëzit në nevojë. Me dëshirat më të mira që në familjet tuaja të ketë paqe e begati, sofra plotë, e në zemra, dashuri të ndërsjellë, urime Festa e Kurban Bajramit!”, thuhet tutje në urimin e Veliut./Llapi.info