Kosova ka arritur të marrë tri pikë të plota midis Bullgarisë duke fituar 2 me 3, njofton Llapi.info

Një gol i Elbasan Rashanit në sekondat e fundit të ndeshjes i dha tri pikët “Dardanëve”.

E pas kësaj fitoreje ka reaguar edhe i pari i Podujevës, Agim Veliu.

“Një ndeshje e jashtëzakonshme, për një fitore të madhe.
URIME KOSOVA”, ka shkruar në Facebook Veliu.

Ndryshe, Kosova e shënoi fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për ‘EURO 2020’, dhe tani pas tri ndeshjeve ka 5 pikë në grupin A./Llapi.info