Zgjedhjet e Kryetarit të ri të LDK’së do të bëhet posa të përfundojnë zgjedhjet nëpër degë. Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu ka konfirmuar për Express se Kuvendi i Përgjithshëm i LDK’së do të mbahet posa të përfundojnë zgjedhjet edhe në Mitrovicë, Vushtrri, Ferizaj dhe në Degën e Tretë të LDK’së.

Kryetari i ri i LDK’së në Podujevë, Agim Veliu ka konfirmuar për Express e zgjedhjet në LDK orientimisht do të përfundojnë këtë muaj. Ka thënë se s’ka asnjë arsye të shtyhen më shumë posa të përfundojë procesi zgjedhjet në degët e mbetura të LDK’së.

“Jemi kah fundi i zgjedhjeve”, ka thënë Veiu, të dielën për Express.

“Orientimisht mund t’i përfundojmë zgjedhjet këtë muaj”, ka shtuar ai.

LDK ka nisur zgjedhjet para disa muajsh. Të shtunën kanë përfunduar zgjedhjet në Pejë, Istog e Kamenicë. Kanë mbetur të papërfunduara vetëm në Mitrovicë, Vushtrri, Ferizaj dhe në Degën e Tretë të LDK’së. Në disa prej këtyre degëve të mbetura ka pasur probleme gjatë procesit zgjedhor.

“S’ka asnjë arsye të shtyhen zgjedhjet në parti”, ka thënë Veliu, kur është pyetur nëse ka pasur ndonjë