Nënkryetari i LDK’së Agim Veliu është i ftuar në Speciale me Berat Buzhalën në T7.

Kryetari i Komunës së Podujevës ka folur për tentim-atentatin që u bë ndaj tij më 2000.

‘Ka qenë një tentim-atentati edhe ndaj meje në vitin 2000”, tha ai.

Thotë se kurrë nuk u zbulua saktë se kush qëndroi pas këtij rasti.

‘Me ju thënë të drejtën nuk kam informacione të sakta’, tha Veliu.

“Dyshimet gjithmonë kanë çu kah rivalitetet politike’, tha Veliu.

“Diçka tjetër nuk ka pasur asnjëherë”, theksoi ai.

Thotë se tentim-atentatet ndaj zyrtarëve të LDK’së në LLap kishin qëllim që të thyhet ky vend si pikë e fortë e LDK’së.