Dy nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu dhe Vjosa Osmani, assesi nuk po bien dakord me njëri tjetrin. Ata kanë dal sërish kanë dal me deklarata të ndryshme për ofertën e fundit të cilën ia ka ofruar Lëvizja Vetëvendosje.

Derisa, Veliu e quajti ofertën e VV-së jo serioze, bashkë partiakja e tij ka dal me deklaratë të kundër. Sipas Osmanit, kjo ofertë po vlerësohet si serioze.

Osmani ka thënë se çdo propozim i cili vjen duhet të trajtohet me kujdes.

“Nuk mund ta komentoj ofertën dhe detajet e saj sepse ashtu jemi dakorduar në takimet tona të fundit. Por, në parim, çdo përpjekje që qon drejt përafrimit të qëndrimeve, duhet të vlerësohet si përpjekje serioze. Të gjitha propozimet, idetë e vlerësimet që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjes e jo dështimin e saj, duhet të trajtohen me kujdes. Këshilli i përgjithshëm i LDK’së dhe deputetët e LDK-së të cilët kanë mandatin qytetar, janë ata që vendosin përfundimisht”, ka thënë Osmani për Express.

Ndërsa, për Veliun oferta e fundit e VV-së drejtuar LDK-së nuk ka diçka të re dhe serioze që do të mund ta zgjidhte situatën drejt një marrëveshje përdfundimtare.

“Unë po flas personalisht nuk është diçka serioze. Jemi duke e shqyrtuar megjithatë nuk ka diçka të re. Nuk ka diçka serioze aty që mund të na nxjerrë prej situatës.Duhet me shqyrtua me organet e LDK-së edhe besoj se do të bisedojmë për parime të marrëveshjes, nuk e di çfarë kemi të shqyrtojmë në këtë ofertë”, ka thënë Veliu.

Gazeta Insajderi në mëngjesin e sotëm ka shkruar për ofertën e re të cilën VV-ja ia ka bërë LDK-së.

Në këtë ofertë të siguruar nga Insajderi, Kurti ka propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14. Kësisoj LDK-ja do të ketë gjashtë ministri, Lëvizja Vetëvendosje pesë, derisa minoritetet tri ministri.

Oferta nga Kurti tek Mustafa ka shkuar të hënën rreth orës 22:00. /Insajderi.com