Llapi është mposhtur minimalisht (1-0), nga rivali për titull Prishtina, njofton Llapi.info

Golin e vetëm krejt në fund të kësaj ndeshje e cila mblodhi më së shumti tifozë në këtë edicion, e shënoi Mërgim Pefqeli, kur po zhvillohej minuta 88-të. E si duket këtij goli nuk ka mund t’i rezistoj këngëtari nga Llapi, i cili është nënkryetar i klubit Prishtina.

Ai ka ‘shpërthyer’ në lot kur Pefqeli ia siguroi tri pikë të arta, në këtë ndeshje të vështirë ndaj Llapit.

Ndryshe, me këtë fitore Prishtina radhitet e dyta në tabelë me tri pikë më shumë se Llapi që radhitet në pozitën e tretë, ndërsa është larg kreut dy pikë.

Në xhiron e radhës, Llapi pret në shtëpi Feronikelin, ndërsa Prishtina pret Trepçën ’89./Llapi.info

Video: Zëri.info