213 raste të reja me COVID-19 nga 429 mostra të marra janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend duke shkuar në 6 mijë e 680 numri i të infekturve në vend.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjithësej ne vend janë 2 mijë 902 raste aktive me coronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu  janë shëruar 109 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3 mijë e 614 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 80 raste, komuna Prizren 17 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna komuna Gjilan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Lipjan  6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Dragash, Kamenicë, Klinë dhe nga 1 rast Obiliq dhe Shtime.