Një aeroplan i vogël që është përplasur në një autostradë në Utah të SHBA-ve, kishte bërë një aterrim emergjent në po të njëjtën autostradë gjatë vitit të kaluar.

Zëdhënësi i Administratës së Aviacionit Civil, Allen Kenitzer, ka bërë të ditur se aeroplani me një motor është përplasur në një billboard në afërsi të aeroportit Ogden-Hinckley, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq piloti që gjendej brenda aeroplanit së bashku me një student që e mësonte të pilotonte si dhe një kalimtar rasti, kanë pësuar lëndime trupore si rezultat i përplasjes.

Por, ajo çfarë bëri bujë më të madhe është fakti se shoferi i një veture që brenda kishte të vendosur një kamerë, ka arritur ta kap momentin kur fluturakja u përplas në autostradë.