Kryeministri Ramush Haradinaj, ka emëruar Adriana Hoxhiqin ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Sot emërova Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila shquhet për angazhimin e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është i njohur gjerësisht kontributi i saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në njoftimin që ka bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Kujtojmë se ky emërim erdhi pak ditë pasi u shkarkua nga posti i ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, pasi ky i fundit mohoi se ka pasur masakër në Reçak si dhe shqiptarët e Kosovës që luftuan për çlirim të vendit i quajti terroristë.

Sot emërova Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila shquhet për angazhimin e…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Vendredi 12 avril 2019