Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka komentuar vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Abrashi, një Debat Plus ka thënë se traskaksioni është vërejtur në fillim nga zyrtarët e Ministrisë së tij, derisa ka thënë se rasti menjëherë është paraqitur në organet e rendit.


“MI, përkatësisht zyrtarë të kësaj ministire kanë vërejte një traskakcion, i cili nuk është përputhur me asnjë projekt. Si tillë është marrë nga kompani të tjera. Si e kanë vcërejt këtë e kanë njoftuar Thesarin, policinë dhe organet e tjera. Zyrtarë në këtë rast kanë reagu shpejt. është parë ka ndodh një lëshim teknik dhe keqpërdorim në thesarin e vendit”, ka thënë Abrashi.

Ai ka shtuar se në këtë rast, sipas tij, Minsitria e Infrastrukturës është viktimë dhe palë e dëmtuar.