Anëtari i PDK-së dhe kandidati i kësaj partie për deputet, Faton Abdullahu, me anë të një statusi në Facebook ka denoncuar qeverinë Kurti për mashtrim.

Ai ka analizuar tri eventet e fundit politike në Kosovë e që kanë të bëjnë me sulmin ndaj luftës çlirimtare dhe UÇK-së.

Abdullahu tha se ka diçka që nuk shkon sa i përket presidentes Vjosa Osmani, ministres Donika Gërvalla si dhe kryeministrit Kurti.

Faton Abdullahu tha se kjo nuk është “epokë e re politike” për të cilëm kanë votuar qytetarët.

Postimi i plotë:

Ka diçka të përbashkët në këto tri marrëzi politike ditëve të fundit;

  1. Ajo si e anashkaloj Presidentja mikun amerikan të Kosovës Walkerin,
  2. Ajo si u përgjegj ministresha Gërvalla për UÇK-në në gazetën zvicrane,
  3. Ajo si Kryeministri Kurti foli për krimet dhe kriminelët e Ballkanit.

Jam i bindur se kjo nuk është “epokë e re” politike për të cilën kanë votuar qytetarët. Ky është prodhim ashiqare i mashtrimit të msheft të koalicionit që ka fitu. Kjo është politikë e urrejtjes së atyre që kurrë nuk u identifikuan me asgjë të mirë që i ndodhi Kosovës dy dekadat e fundit. Kjo do kohë për t’u kuptuar drejt. Është kohë kur po hiçen gradualisht maskat e pandemisë. Opozita ka detyrë ta bëj deMASKskimin e kësaj politike që gjithçka dëshiron të filloj nga e para apo thënë ndryshe që bashkë me ujin e ndotur ta hedh edhe fëmiun që jemi munduar ta rrisim./Lajmi.net/