Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë Kurti, duke e quajtur arrogante.

Por sipas tij arroganca do t’i kthehet bumerang nga qytetarët.

“Ka një arrogancë të pashpjegueshme që natyrisht do t’i kthehet bumerang me kohë se qytetarët nuk e durojnë një arrogancë asnjëherë”, tha Abdixhiku, shkruan Reporteri.net.

Ai më tej e ka quajtur qeverinë Kurti të praktikantëve.

“Unë kam qenë i tmerruar nga niveli i programit Qeverisës i Qeverisë Kurti. Duket që është qeveri e praktikantëve dhe jo qeveri e burrave dhe grave të këtij vendi që qeverisin guximshëm. Kemi një qeveri që nuk ka ende pozicion politik të qartë rreth dialogut. Unë kam pasur takim me kryeministrin Kurti dhe ia kam kërkuar këtët. Po pres që një pozicion i tillë të ndodhë”, ka thënë Abdixhiku, shkruan Reporteri.net.

Kurse lidhur me kritikat që Kurti e quajti opozitën të paaftë, Abdixhiku thotë se kjo tregon se opozita është duke bërë punët mire.

“Përderisa i kritikon kritikat e opozitës jemi duke e bërë punën mire”, tha Abdixhiku.

Ai më tej ka thënë se LDK nuk do të bëjë asnjëherë opozitë si Vetëvendosje.

“Nuk do ta shihni LDK ta imitojë VV-në në opozitë asnjëherë, se nuk është pjesë e besimit tonë politik dhe është kopje, dhe kopjet nuk janë të mira asnjëherë”, tha Abdixhiku.