Lideri i LDK-së, Lumir Abixhiku ka komentuar qeverisjen Kurti II, duke thënë se mjaftuan vetëm 100 ditë për t’i parë se nuk dallojnë nga të t.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se për 100 ditët e qeverisë, Zajednica u bë Asociacion, e Bashkimi Kombëtar i pamundshëm.
“100 ditëshi i Qeverisë që s’është, s’shihet, s’bën! Qeveria Kurti po i mbushë 100 ditë, pa ndonjë rezultat e pa ndonjë shenjë që mbahet në mend. Fjalë plot, foto përplot, vepra askund – ky duhet të jetë një nga fillimet më dëshpëruese që Kosova ka pasur ndonjëherë. Pritjet e mëdha për ndryshim u ballafaquan vërtetë me ndryshim – jo të problemeve të thella të vendit tonë, por të atyre që mbajnë karrige tjera sot.

Mjaftuan 100 ditë për t’i parë se nuk dallojnë! Në pushtet, aktakuzat e pushtetarëve u bënë të parëndësishme më. Paradite në gjykatore, pasdite në Kuvend e Qeveri – në ligjerim për shtetin e fortë e shtetin e drejtë për të gjithë”, shkroi Abdixhiku.

Ai qeverisjen e Kurtit e ka cilësuar si ‘Pronto 2 në reprizë’.

“‘Kushërinjtë për dasma’, ndërsa, u bënë profesionistë ndër më të zot. Bordet e Postës, të Telekomit e të UjësjellësIt i mbushën të parat me të afërmit e vet. Të tjera ndërmarrje presin fatin e njejtë. Votat qytetarëve, bordet familjarëve – kjo është parulla e re. Pronto 2 në reprizë. Kapja vazhdon veç kapësit ndryshojnë!”, shkroi Abdixhiku.

Lexoni postimin e plotë të liderit të LDK-së:

100 ditëshi i Qeverisë që s’është, s’shihet, s’bën! Qeveria Kurti po i mbushë 100 ditë, pa ndonjë rezultat e pa ndonjë shenjë që mbahet në mend. Fjalë plot, foto përplot, vepra askund – ky duhet të jetë një nga fillimet më dëshpëruese që Kosova ka pasur ndonjëherë.

Pritjet e mëdha për ndryshim u ballafaquan vërtetë me ndryshim – jo të problemeve të thella të vendit tonë, por të atyre që mbajnë karrige tjera sot. Mjaftuan 100 ditë për t’i parë se nuk dallojnë! Në pushtet, aktakuzat e pushtetarëve u bënë të parëndësishme më. Paradite në gjykatore, pasdite në Kuvend e Qeveri – në ligjerim për shtetin e fortë e shtetin e drejtë për të gjithë.

‘Kushërinjtë për dasma’, ndërsa, u bënë profesionistë ndër më të zot. Bordet e Postës, të Telekomit e të UjësjellësIt i mbushën të parat me të afërmit e vet. Të tjera ndërmarrje presin fatin e njejtë. Votat qytetarëve, bordet familjarëve – kjo është parulla e re. Pronto 2 në reprizë. Kapja vazhdon veç kapësit ndryshojnë!”

Për 100 ditë Zajednica u bë Asociacion, e Bashkimi Kombëtar i pamundshëm më. Dialogut ju hoq kërkimfalja, negociatave vetëvendosja, e reciprocitetit e drejta universale – reciprociteti tani thanë s’është zgjidhja më e mirë më. ‘S’ka rrymë më për veriorë’ u bë edhe 11 milionë; polisa kufitre ndërroj paguesin por pagesën jo; barazia sociale u bë rikthim pensionesh në lëmoshë; e paga minimale u minimalizua tërësisht. Rimëkëmbja u bë mbyllje; mbyllja zgjedhje në Lezhë; kaos pritjeje këtu, protesta ambientale atje. Në letër vaksina përplot, por vaksina ende asnjë. Të fundit në Evropë; dhjetë herë më pak se secili vend në rajon. Po e arrijmë imunitetin kolektiv para vaksionimit masiv; dhe kësaj i kanë vënë emrin sukses.

Derisa Kryeministri është në dëlir prej pushteti e në transformim prej pushtetari, Ministrat e tij si gjënë askund; si sheh askund. Një armatë badihavgjinjësh në këto 100 ditë. Ata pak që shihen, prodhojnë një skandal a dy – përplasësh brenda, gaz i botës jashtë. Për arsyetim për çdo dështim gjithsesi mbajnë 20 vitet e shkuara – harrojnë se janë zgjedhur për vitet përpara. E shkuara ka marrë fund; e ardhmja s’po nisë dot.

E derisa ne vendnumërojmë me simbolikë e nisma letrash, ligje koti, e rikapje bordesh; vendet e rajonit po projektojnë porte e aeroporte, linja gazi e projekte infrastrukturore, spitale, stadiume e shkolla – mbajnë ide të mëdha sepse ëndërrojnë shumë. Qeverisë sonë i mungon edhe ëndrra edhe ideja. I kanë krejt por krejt çka japin është nga një ankim për secilin dështim.

Kuptimi i paaftësisë qeverisëse mund dhe të merr kohë, por do të ndodhë. Fryma do të bjerë sepse e thata s’qëndron gjatë dot. Popullizmi këtë ka. Flet po s’jep. Zhurmon por s’zhvillon. Ndalë por s’nisë. Ankon! Prandaj si i tillë merr fund shpejtë. Fundi i tij nisë në zgjedhjet lokale të tetorit. Ne kemi dëgjuar. Ju kemi dëgjuar mirë. Të pagabueshëm s’jemi por po përpiqemi. Prandaj dhe po ngrihemi; fort e në hapa të sigurt. Këta që i morrën krejt as s’ju shohin as s’ju dëgjojnë më; kanë familjarët e tyre për këtë. S’bëjnë sepse s’dijnë. Siç kanë qeverisur komunat, po qeverisin edhe Qeverinë. Në tetor do t’i japim përgjigjen e parë kësaj paaftësie të dyfishtë.