Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK ka fituar në katër komuna në garën për balotazh për kryetar të komunave, si Gjilan, Podujevë, Vushtrri dhe Istog.

“Raundi i dytë e rikonfirmon LDK-në si partinë më të madhe në vend. Procesi i votimit gjatë gjithë ditës ka kaluar mirë në të gjitha komunat”, ka thënë Abdixhiku.

Sa i përket garës për Prishtinën ku LDK kanidon me Arban Abrashin kundrejt Shpend Ahemtit të Vetëvendosje, Abdixhiku tha se rezultatet janë në proces të numërimit.