Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar rikthim të fuqishëm të LDK-së, në zgjedhjet lokale.

Në një intervistë për ATV, ai ka thënë se partia e tij është e vetmja që po dëgjon zërin e qytetarëve.

Abdixhiku, ndër të tjera, ka treguar se LDK-ja muajin e ardhshëm do të tregoj emrat e kandidatëve për kryetar të komunave.

“Në këto zgjedhje do të dalim të përgatitur. Duke përmirësuar radhët e saj, jo duke përjashtuar njerëz. Pres që në fund të këtij muaji, në fillim të muajit të ardhshëm, do të kemi shumicën e kandidaturave nëpër degët e LDK-së”, ka deklaruar ai.