Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferncë për media pas kthimit nga Samiti i Londrës.

Haradinaj ka folur për ekipin negociator të dialogut duke thënë se është mirë që të gjitha partitë të jenë të kyçura duke konfirmuar se AAK do të jetë pjesë e ekipit.

Por ai theksoi se nuk do të jetë në çdo tryezë të takimeve pasi sipas tij aty është presidenti.

I pyetur për qendrimin e Gjermanisë për dialogun ka thënë se roli i Gjermanisë është shumë i rëdësishëm.

Për qëndrimin e vizave nga Gjermania ka thënë se Merkel ka deklaruar se Kosova ende ka punë dhe se po presin rekomandimin e komisionit.