AAK: Qeveria i la në baltë dhe poshtëroi policët

AAK: Qeveria i la në baltë dhe poshtëroi policët

Dënimi i djeshëm i Policëve të Kosovës me gjithsej nëntë vjet burgim është skandaloz dhe dënim politik. Këta zyrtarë policorë janë dënuar politikisht për shkak se kanë zbatuar ligjin, duke reaguar në detyrën zyrtare të tyre ndaj njerëzve të armatosur (truprojet) e Vulinit, në vitin 2013.

Por, për shkak se kanë zbatuar ligjin ndaj këtyre serbëve të armatosur, policët janë dënuar rëndë. Kjo është dorëzim i shtetit të Kosovës ndaj Serbisë dhe ndëshkim politik ndaj policëve.

Qeveria e Kosovës, e ndikuar direkt prej agjendës politike të Serbisë, duhet të reflektojë në të këqijat që po i bëjnë për çdo ditë e më tepër. Edhe për Asociacionin, edhe për Demarkacionin, edhe për dhunën që po përdorin, por edhe për ndëshkimin politik që i kanë bërë dje policëve.

Thjesht, Qeveria e Kosovës i la në baltë dhe poshtëroi policët, duke mos u ofruar asnjë lloj mbrojtjeje!