Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Podujevë ka dënuar mbishkrimet të cilat së fundmi janë bërë në pronat publike në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.

Kjo parti përmes një komunikate ka thënë se lloji i këtyre mbishkrimeve nuk përkon me kulturën llapjane dhe se një gjë e tillë nuk i kontribuon as një fushate të cilën qytetarët llapjanë e meritojnë.

Ja edhe komunikata e plotë e AAK- së

Dega e AAK-së në Podujevë dhe kryetari Fatmir Humolli janë kundër dëmtimit të pronës publike dhe kundër ofendime qofshin ato të shkruara apo të thëna për çfarëdo qëllimi e në veçanti për të promovuar qëllime politike. Rasti i fundit i shkrimeve ofenduese nëpër objekte publike nuk përkon me kulturën dhe sjelljen Llapjane dhe nuk i kontribuon një fushate çfarë e meritojnë qytetarët llapjanë. Ne ftojmë të gjitha partitë të ndikojnë te simpatizantët e tyre për një kulturë politike, të jemi konkurrent me program politik dhe me kandidatë të dinjitetshëm por kurrsesi me shpifje dhe ofendime te cilat nuk janë në traditën tonë. AAK-ftojnë organet e sigurisë të gjenden fajtorët dhe të sigurohen që aktet e tilla të mos përsëriten.