Trajneri i futbollit kosovar, Bajram Gashi, i cili sot në një video të publikuar nga IndeksOnline shihet të ketë ndihmuar skuadeëm Gjilanase, Dritën në një perballje ndaj Prishtinës, ishte gjyqtar i cili kishe referuar edhe në ndeshjen e fundit në mes Drenices dhe Llapit ne kuadër të Vala Superligës së Kosovës javë më parë, shkruan Llapi.info.

Në atë takim të cilën llapjanët humbën me rezultat 2-0 nga Drenica, ku Gashi tregoi plot 5 herë kartonin e kuq. Si pasojë e referimit të dobët që konsiderohej nga drejtuesit e bardh e kaltërve nga Podujeva, Llapi edhe kishte nderprerë atë përballje për më shumë se 5 minuta.

Madje si shenjë proteste lojtarët e Llapit me në krye trajnerin e tyre Tahir Batatinën kishin lëshuar edhe fushën e blertë.

Në atë takim skuadrës së Llapit teksa ishte duke humbur me rezultat 1-0 iu përjashtuan tre lojtar me karton të kuq./Llapi.info