Agim Veliu e Lutfi Haziri, në opinion njihen për ndikimin e tyre të madh në LDK. Madje që të dy janë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të kryetarit Isa Mustafa. Luta e Veliu nuk e pranojnë epitetin e “më të fortëve” në LDK!

Agim Veliu e Lutfi Haziri janë inkuadruar në Lidhjen Demokratike të Kosovës që nga fillimi i themelimit të LDK-së. Që të dy, që nga fillimi janë angazhuar dhe kanë punuar për LDK-në, duke u bërë kështu edhe figura kyçe në parti.

Po ashtu, të dy këta kryetar të LDK-së, kanë arritur që me punën e tyre të jenë edhe pjesë e pushtetit. Përderisa Agim Veliu ka qenë ministër i Arsimit, Lutfi Haziri ndonëse në moshë të re ishte zgjedhur kryetar komune, ai ka pasur fatin që të jetë edhe zëvendëskryeministër dhe dy herë ministër nga radhët e LDK-së.

E të dy këta kryetar aktual të LDK-së, njëri nga Podujeva e tjetri nga Gjilani, në opinion njihen edhe për ndikimin e tyre brenda partisë. Të dy këtë kryetar komune, janë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të kryetarit Isa Mustafa.

Madje për Luten thuhet se është njeriu që “vranë e kthjellë” në LDK. Por, asnjëri nga ta nuk e konsiderojnë vetën të fortë në LDK-në.

Kryetari i Podujëvës Agim Veliu, njëherësh anëtarë i Kryesisë së LDK-së nuk e ka shumë në qejf ta quajmë me emrin “i forti i LDK-së”. Ai në një deklaratë për Botapress thotë në LDK është që nga fillet e themelimit të saj, ndërsa fitoret që LDK i ka pasur në këtë komunë që nga viti 1990 nuk kanë sesi të mos identifikohen edhe me vetë drejtuesin.

“Jo unë nuk e konsideroj vetën të fotë në LDK. Unë jam njëri prej atyre që aktivitetin politik e kam filluar me LDK-në. Jam themelues i Degës në Podujevë në janar të vitit 1990 dhe prej asaj kohe asnjëherë nuk jam ndal dhe nuk jam shmanguar nga aktiviteti, për dallim nga disa që po japin epitete të ndryshme për LDK-nëdhe njerëzit e saj”, tha Veliu për Botapress.

Ndonëse Podujeva njihet edhe si bastion i LDK-së, për faktin se asnjëherë nuk ka arritur t’i humb zgjedhjet, sipas kryetarit Veliu, kjo nuk ka qenë e lehtë, andaj edhe meritat i takojnë drejtuesve të degës. “Dega e Podujevës deri tani i ka fituar të gjitha zgjedhjet dhe është më e madhja me numër të anëtarësisë dhe nuk ka qenë e lehtë të fitohen 12 fushata të ndryshme. Kjo nuk është meritë e një njeriu, por e një ekipi të mirë në të cilin edhe drejtuesit i takojnë meritat e veta”, u shpreh Veliu për Botapress.

Nga ana tjetër, kryetari i Degës së LDK-së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se ndihet i vogël karshi madhështisë së LDK-së. “Unë jam anëtari më i zakonshëm dhe i përkushtuar i LDK-së. Jam rritur me LDK-në bashkë këto 25 vite. Ndihem i vogël para madhështisë së LDK-së”, ka deklaruar Haziri për Botapress.

Ndërkaq analisti Imer Mushkolaj konsideron se fuqia e Veliut dhe Hazirit në LDK është për shkak se që të dy këta politikanë kanë ditur të pozicionohen afër liderit Mustafa.

“Rrethanat në LDK kanë bërë që Lutfi Haziri dhe Agim Veliu të jenë ndër të fortët e kësaj partie, por jo për shkakun se ata vërtet janë kapacitetet më të mëdha të saj, por vetëm pse kanë ditur të notojnë dhe të pozicionohen afër kryetarit Isa Mustafa tash, e më herët edhe përkrah udhëheqësve të tjerë të partisë. Njerëz të tjerë që vërtet do të duhej të ishin në krye të partisë nuk janë aty për shkak të qëndrimeve dhe parimeve të veta”, tha Mushkolaj për Botapress.