Lidhja Demokratike e Kosovës është duke kaluar nëpër procesin e zgjedhjeve të brendshme.

Deri tashti janë folur shumë emra që do të kandidojnë për kryetar të kësaj partie, pa e lënë anash as kryetarin aktual, Isa Mustafën.

Ai sot është pyetur nga Klan Kosova se a do kandidojë sërish për udhëheqës të partisë, apo do t’ua lë vendin të rinjve?

“ Pasi që ta përmbyllim procesin zgjedhor do të diskutojmë edhe për çështjen e zgjedhjeve. Kandidimi bëhet në ditën e Kuvendin e LDK-së dhe është i hapur për çdo njërin. Do të jetë transparent edhe para mediave edhe para publikut”, ka thënë Mustafa, duke mos treguar akoma se a do të jetë apo jo kandidat për kryetar të LDK-së.